slogani
PD këmbëngul në qeveri teknike. Ristani rikthen sloganin "Me ne fitojnë të gjithë"
Zgjedhje të parakohshme dhe qeveri teknike. Kjo do të jetë aksioma e demokratëve per t'ju kundërvën keqqeverisjes aktuale të së majtës. Kjo ishte deklarata e bërë në 25 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike në Lezhë nga Sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani. Sipas tij duhet krijuar një qeveri teknike për të siguruar zgjedhje të ndershme, jo si ato të shkuarat që u kontestuan edhe nga ndërkombetarët.