skulptura
Nën velin e virgjëreshës
“Virgjëresha me vel” është një nga veprat më të bukura të skulptorëve italianë. Një nga punët e Giovani Strazza-s, e mesit të shekullit XIX, skulptura udhëtoi nga Roma në Newfoundland në 1856 dhe që prej asaj kohe është nën kujdesin e Motrave të Arkidioqezës Katolike Romane të Shën Gjonit në Kanada.
“Virgjëresha me vel” është punuar nga mermeri i Carrara-s nga Strazza, skulptor lombard i trajnuar në Romë nga Pietro Terenari.
Skulptura e parë e një gruaje të mbuluar vendoset në Londër
Një grua e mbuluar me hixhab është skulptura e parë e këtij lloji që pritet të zbulohet për publikun në tetor. “Forca e hixhabit” është dizajnuar nga skulptori Luke Perry dhe do të instalohet në Smethwick, Birmingham.
Skulptura është pesë metër e lartë dhe peshon rreth një ton.
Bashkia vendos: Skulpturë në hyrje të Tiranës me fotografinë e këpucëve të grisura
Këpucët e grisura të Edi Ramës do të monumentalizohen si objekt skulpturor në rrugën e Elbasanit. Projekti është miratuar me shpejtësi nga Bashkia e Tiranës, kryetari i së cilës, Erion Veliaj është edhe drejtues i fushatës elektorale të PS-së në kryeqytet dhe ai parashikon një planvendosjen e simbolit të këpucëve, imituar nga fotoja e z. Rama, me shollën e shqyer dhe këmbët e zgjatura prej tyre veshur me tirqe me trëndafil, përballë një çezme.
Historiani britanik: Skulpturat e Partenonit, kopje romake (Video)
Historiani i artit britanik Nigel Konstam pretendon se mermerët e Partenonit, të grabitura nga Earl Elgin janë kopje romake që zëvendësuan skulpturat origjinale. Më konkretisht, teoria e tij thotë se skulpturat origjinale të Parthenonit "u dëmtuan nga një shi acid” të ndikuar nga oxhaqet afër Akropolit.
Historiani britanik thotë se pikëpamja e tij bazohet në prova të forta: "Teoria ime është aq e fortë, sepse elementet që mbështesin pikëpamjen time janë sa të thjeshta aq edhe të qarta, madje edhe për njerëzit e thjeshtë, të cilët mund të për të shohin dallimet"
Skulpturat kinetike të Theo Jansen
Janë skulptura kinetike, që shfrytëzojnë erën, por krijuesi i tyre Theo Jansen thotë se janë krijesa të gjalla.