skorzeny mossad
I preferuari i Hitlerit, Otto Skorzeny, u kthye në atentator të Mossadit izraelit pas Luftës
“The Forward”, një gazetë e vjetër amerikano-hebreje, publikon sot një shkrim-dossier lidhur me Otto Skorzenyn, një nga komandot më të njohur të Luftës së Dytë Botërore, njeriu që shpëtoi Musolinin nga izolimi dhe që u gradua dhe dekorua personalisht nga Adolf Hitleri. Skorzeny ishte austriak, ai u bë pjesë e Partisë Naziste dhe aderoi në Wafen SS, një forcë ushtarake e partisë, por historia e tij e pas Luftës ngjan të jetë shumë më intriguese.