situata ne ballkan
SHBA dislokon 130 trupa shtesë në Kosovë
Mediat serbe rasportojnë se SHBA do të dislokojë në Kosovë edhe 130 trupa të tjerë, që janë pjesë e Batalionit të Parë të Tupelos në Misisipi. Ata konsiderohen shumë të stërvitur për reagime emergjent dhe në këtë kuptim vlerësohet se lëvizja amerikane synon të japë një mesazh për politikanët në rajon. Sipas gazetës serbe “Blic” trupat po mësojë shqip dhe serbisht dhe po instruktohen mbi Ballkanin. Sipas kësaj gazete trupat do të dislokohen në territor si pjesë e KFOR-it dhe do të qëndrojnë 10 muaj në Kosovë.