sistemi elektronik
Kostoja e reformës në drejtësi, 175 milionë euro
175 milionë euro në katër vite. Kaq do të shpenzojë qeveria shqiptare për vënien në jetë të reformës në drejtësi. Gazeta “shqiptarja.com” citon një dokument të Ministrisë së Drejtësisë, titulluar “Strategjia Ndërsektoriale për Drejtësinë 2017-2020”, miratuar edhe nga Këshilli i Ministrave që hedh dritë mbi faturën e reformës.
Anomalitë e Tatimeve, Ministria e Financave hyn në polemika me mediat
Ministria e Fiancave ka reaguar përmes një njoftimi për shtyp lidhur me një lajm një të botuar në disa media të shkruara se “janë gjobitur 90 për qind e tatimpaguesve për shkak të defekteve në sistemin e ri informatik të tatimeve”, duke e quajtur të pavërtetë këtë lajm. Sipas ministrisë së Financave "nuk kemi të bëjmë me gjoba, por me përgjegjësi tatimore që i janë ngarkuar biznesit dhe jo me defekte në sistemin e ri informatik të tatimeve, por me anomali".