shtyrja e zgjedhjeve
Kërkesa e PS-LSI për regjistrimin e koalicioneve, manovër për shtyrjen e zgjedhjeve?
Kërkesa e PS-së dhe LSI-së për shtyrjen e afateve për regjistrimin e koalicioneve, ka provokuar reagime nga disa anëtarë të KQZ-së. Në interpretimin e vetëm të ligjit, anëtarët, disa prej tyre, kanë përcjellë mendimin se kjo nuk mund të bëhet. Kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë hap, krejtësisht tinzar dhe që heq edhe atë pak era shtet që kishte filluar të na zinte të gjithëve, si një shprehje të vullnetit të mirë ndaj PD-së. E cila nga ana e vet nuk ka vonuar por ka përpiluar edhe ajo një letër drejtuar KQZ-së.
“Shekulli”: Nëse zgjedhjet shtyhen, Kokëdhima do të kërkojë drejtimin e PS-së
Nëse skenari i shtyrjes së zgjedhjeve do të realizohet, atëherë Koço Kokëdhima dhe lëvizja e tij “Zgjidhja” do të kërkojnë lidershipin e PS-së. Kështu shkruan sot editorialisti i gazetës “Shekulli”, Genc Burimi që ka ofruar “leximin e duhur” të takimit Kokëdhima-Basha.