shqyrtimi
20 500 dosje në Gjykatën e Lartë, në pritje të gjykimit
Në arkivin e Gjykatës së Lartë, 20 mijë e 500 dosje pritet të gjykohen nga vetëm 9 anëtarë, nga 19 që parashikoheshin në ligjin e vjetër. Shefja e marrëdhënieve me median, Ida Vodica sqaron problematikën për kameran e TemA TV.
Propozimi i PD-së: Zgjidhje për Vettingun qysh tani duke respektuar Kushtetutën
Loja e qeverisë me kartën e Vettingut si kushtëzim i pakapërcyeshëm për hapjen e negociatave ka ardhur në fund. Sot kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar gatishmërinë e kësaj force për të shqyrtuar dhe amenduar ligjin përpara se këtë ta bëjë Gjykata Kushtetuese.
Në mëshirën e shtetit shqiptar/Qeveria ia del të pezullojë të drejtën për padi në Gjykatën e Strasburgut
Sot kryeministri i vendit, Edi Rama, njoftoi në parlament se është arritur marrëveshja me Gjykatën e Strasburgut për të mos shqyrtuar më asnjë çështje të re nga Shqipëria. “Vonesa e shkaktuar me hyrjen e ligjit të pronave i dha Shqipërisë dhe një faturë shtesë financiare, por tashmë ligji është efektiv dhe gjykata nuk do të shqyrtojë më asnjë çështje të re”, deklaroi Rama. Gjykata e Strasburgut ishte shpresa e vetme e mbetur për qytetarët shqiptarë që të gejnin pak drejtësi për pronat e tyre përballë një shteti bandit.