shkoza
Më mirë kur i prish tërmeti sesa t'i prishë "shteti"
Prokuroria e Shqipërisë ka nisur sot hetimin për pasojat e krijuara nga tërmeti, duke u orientuar në tri akuza: ndërtim i paligjshëm, shpërdorim detyre që lidhet ndër të tjera edhe me mospërmbushjen e rregullt të detyrave nga nepunësit shtetërorë të ngarkuar me mbikëqyrjen e këtyre ndërtimeve. Hapja e hetimeve penale në këtë drejtim implikon eventualisht dënime me burg dhe përgjegjësi për një zinxhir vendimmarrës, por edhe përgjegjësi njerëzore.
Arkivi i Shtetit, ruajtje jashtë standardeve për 85% të materialit arkivor
26 kilometra linerarë material arkivor nga të cilat vetëm 4 km ruhen sipas standardeve. Një kronikë e TemaTv zbulon se 85% e materialit që është fond arkivor nuk administrohet siç duhet. Kjo pranohet edhe nga drejtues të Arkivit, si drejtori I Përgjithshëm Bido që thotë se aktualisht është miratuar projekti për ndërtimin e dy godinave të reja.
Komiteti i Helsinkit: Dëbimi i banorëve të Shkozës është i paligjshëm
Dëbimi i banorëve të Shkozës nga shtëpitë e tyre është i jashtëligjshëm. Kështu shprehet drejtoresha e Komitetit Shqiptar të Helsinkit Erida Skëndaj. Sipas saj, Shqipëria ka ratifikuar konventën e OKB-së që nuk lejon dëbimin e qytetarëve të sajë nga banesat e tyre qofshin ata me dokumente të rregullta apo edhe të parregullta.
TemaTv
Shkoza, Zharrëza dhe 1 milionë shuplakat
Sot në disa media pranë qeverisë mbinë si papritur dy dokumente që provojnë se projekti i zgjerimit të rrugës në Shkozë dhe më tej amendimi i kontratës së parë, është bërë që në kohën kur në pushtet ka qenë qeveria e koalicionit PD-LSI. E gjendur përballë një situate të pakëndshme të krijuar nga protesta e banorëve të zonës, qeveria shqiptare nuk ka gjetur dot një përgjigje më të mirë sesa t’u thotë banorëve që
vendimin e ka marrë PD-ja me LSI-në