Shaqiri
Bahri Shaqiri, tjetër mollë sherri mes Presidentit dhe PS
Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Bahri Shaqiri, i cili aktualisht mban detyrën e keshilltarit të Presidentit per Çështjet e Sigurise Kombetare është propozuar nga presidenti për të drejtuar Kontrollin e Lartë të Shtetit.
Në propozimin drejtuar kuvendit Meta thotë se, Shaqiri plotëson të gjitha kushtet dhe kriteret ligjore për t’u emëruar në këtë pozicion.
Sipas kreut të shtetit, zoti Shaqiri është një kandidaturë me eksperiencë në drejtimin e institucioneve dhe ka njohuritë e duhura në fushën e ligjit dhe auditimit.
LSI-ja pasuron CV-në
Kryesia e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka miratuar dje drejtuesit e disa komisioneve pranë Komitetit të Përgjithshëm Drejtues.