serbia

Serbia shkon në zgjedhje të parakohshme parlamentare

Postuar në 16 Shkurt, 2022 22:42

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç ka firmosur sot dekretin e zgjedhjeve të reja parlamentare, të cilat do të mbahen më 3 prill të këtij viti. 

Po njoftoj zgjedhjet parlamentare për datën 3 prill 2022. U bëj thirrje qytetarëve të Serbisë të votojnë, të tregojnë kapacitetet demokratike të vendit, sesa e rëndësishme është të pranosh planet dhe programet për të ardhmen. Le të fitojë më i miri! Qytetarë të Serbisë, Ju uroj zgjedhje të mira! 

shkruan Vuçiç në Instagram. 

Disa pyetje me përgjigje për "shkëmbimxhinjtë" e territoreve

Postuar në 08 Shkurt, 2022 22:07

 

Ata shqiptarë që deklarohen për shkëmbim territoresh ndërmjet Kosovës e Serbisë, duhet të dinë të japin përgjigje në disa pyetje të thjeshta:

1. Nëse Serbia merr Leposaviqin, Zveçanin, Zubin Potokun, po edhe Mitrovicën e Veriut, a heq dorë nga pretendimet e saj mbi trashëgiminë fetare, historike e kulturore në Graçanicë, në Deçan, në Pejë, Prizren, Gazimestan, apo vazhdon t’i trajtojë si “djep të kulturës serbe?” Unë mendoj se nuk ka shans të heqë dorë prej pretendimit ndaj këtyre qendrave të kulturës mesjetare serbe dhe territorit të tyre.

Daçiç: Mund të bëhem president. Edhe horoskopi më del mirë

Postuar në 05 Shkurt, 2022 17:39

Nëse Aleksander Vuçiç nuk kandidon për një mandat të dytë, ish-ministri i Jashtëm serb është i gatshëm ta ndërmarrë këtë sfidë. Ivica Daçiç është i bindur se mund të bëhet president në një rast të tillë, pasi horoskopi e favorizon.

Borrell: Nuk ka vend në BE për ata që mohojnë gjenocidin

Postuar në 26 Janar, 2022 10:12

Kryediplomati i BE-së, Josep Borrell, paralajmëron Serbinë se Unioni nuk ka vend për ata që mbështesin publikisht gjenocidin, krimet e luftës dhe kriminelët e luftës.

 Nuk ka vend në Evropë për ata që  mohojnë gjenocidin, nuk ka vend në Evropë për ata që lavdësojën krimet e luftës dhe kriminelët e luftës, nuk ka vend në Evropë për ata që mbështetin publikisht gjenocidin dhe luftën, krime që minojnë integritetin e vendeve në fqinjësi, që kërcënojnë stabilitetin dhe pajtimin rajonal – e gjithë kjo nuk mund të shkojë paralel me vlerat dhe aspiratat evropiane.

Rusia dhe Serbia fajësojnë shërbimet sekrete të huaja për protestat në Kazakistan

Postuar në 06 Janar, 2022 14:46

Rusia thotë se protestat e ditëve të fundit në Kazakistan janë nxitur nga jashtë dhe kanë për qëllim të minojnë sigurinë e vendit. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se Rusia do t’i ndihmojë autoritetet kazake për të ndaluar dhunën në vend dhe për të rikthyer normalitetin.

Nga Tirana në Beograd, dy botë. Ambasadori amerikan Godfrey: Nuk ndërhyjmë në punët e Serbisë

Postuar në 29 Dhjetor, 2021 15:43

Ambasadori amerikan në Serbi, Anthony Godfrey ka paralajmëruar Beogradin për manovrat dhe marrëveshjet e tij me Rusinë. Duke folur në Tv Prva, Godfrey ka prekur temën delikate të energjisë që sipas palës amerikane është ndër instrumentet kryesore të presionit politik nga Moska. 

Unë pres që Serbia do të marrë pjesë në një projekt të rëndësishëm për importin e gazit përmes Greqisë, që është një partneritet shumë i rëndësishëm. Serbia duhet të marrë vendimet e veta, ideja më e mirë është aktivizimi i burimeve të ndryshme energjetike

Kur do shpjegohet se çfarë përfaqëson realisht Open Balkan?

Postuar në 26 Nëntor, 2021 01:54

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka qenë dje në një intervistë prej 3 orësh në studion e MCN TV. Nga e gjithë pështjellja e fjalëve dhe komenteve, mund të veçojmë rrotullimet verbale të z. Rama për temën e Open Balkan.

Filmi "Spartaku në Tiranë"

Postuar në 21 Nëntor, 2021 21:35

Spartak Ngjela ka të dhëna se Serbia po tenton ndarjen Jug-veri të Shqipërisë përmes Foltoreve të Sali Berishës. Nga ta marrësh vesh sesi i erdhën të dhënat Spartak Ngjelës që flet edhe në vetën e parë shumës? Por më tej akoma: si ta marrësh vesh që Serbia po luan ende këtë lojë gjeopolitike me Shqipërinë, e cila edhe kështu është paçavure? 

Vulin: Nuk na duhen rusët për të marrë veriun e Kosovës

Postuar në 03 Nëntor, 2021 16:04

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksander Vulin, thotë se vendit të tij nuk i duhet Rusia apo forca të tjera të huaja, nëse vendos të kthehet në veri të Kosovës. Vulin është shprehur në një opinion me shkrim se i mjaftojnë serbët e veriut që ta rimarrin zonën.

Kina dhe Serbia festojnë "miqësinë e çeliktë"

Postuar në 28 Tetor, 2021 17:16

Ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi, u prit me nderime në Beograd, nga zyrtarët më të lartë serbë, në një kohë kur investimet kineze në Serbi po shihen si një mënyrë që Pekini po përdor për të rritur ndikimin politik në Ballkan.

Pages

Subscribe to RSS - serbia