semundja x
Sëmundja X, e panjohura që kërcënon njerëzimin
Një sëmundje e panjohur dhe vdekjeprurëse, e quajtur Sëmundja X është shtuar në listën e epidemive të mundshme globale që mund të vrasin miliona njerëz..Çdo vit, shkencëtarët dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) krijojnë një listë të sëmundjeve më të mundshme për t'u klasifikuar në një epidemi globale. Këtë vit, mes emrave të njohur si Ebola, SARS dhe viruset Zika, është emri i ri i Sëmundjes X. Ndryshe nga patogjenët e tjerë, Sëmundja X nuk dihet se çfarë shkakton apo se si mjekët mund të përpiqen ta trajtojnë atë.