sejko
Sejko: Duhet të kishim rritje më të madhe ekonomike
Guvernatori i bankës së Shqipëri Genti Sejko është shfaqur optimist për perspektivën ekonomike të vendit ndonëse 2015 u mbyll nën parashikimin një normë rritje 2.6 për qind, dhe për më tepër kur 3 muajt e parë të vitit shënuan rënie të fuqisë blerëse. Sipas tij, rritja ekonomike e Shqipërisë duhet të ishte më e lartë. Por në një intervistë për Zërin e Amerikës, Guvernatori Sejko deklaroi se në rënien nga objektivi ndikoi kriza në Greqi dhe përmbytjet.
Guvernatori Sejko: “Ende nuk kemi vendosur për lehtësimin sasior. Ka tepricë likuiditeti, por duhet transferuar në ekonomi”
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka dhënë sot një intervistë për Top-Channel ku ka folur për rolin e bankës në këtë situatë të vështirë. Sejko ka theksuar se pritmëritë për vitin 2016 janë të larta, si në rritjen ekonomike, ashtu edhe në ruajtjen e nivelit të investimeve. Po kështu, Guvernatori ka sqaruar disi edhe planin e Bankës së Shqipërisë për ndërhyrjen në treg me anë të mekanizmit të lehtësimit sasior. “Lehtësimi sasior për herë të parë është aplikuar nga Banka Qendrore Amerikane.