samiti i podgorices
SHBA dhe BE në Ballkan
Samiti i Podgoricës mbajtur me iniciativën amerikane, rikonfirmoi angazhimin e SHBA-së në çështje të sigurisë për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Nuk është e rastit që vizita e Pence në Mal të Zi formalisht u realizua nën ombrellën e Kartës së Adriatikut, një krijim amerikan për promovimin e anëtarësimit në NATO të vendeve të Ballkanit. Karta e Adriatikut u nënshkrua në Tiranë në vitin 2003 dhe që prej themelimit, nismës i janë shtuar edhe dy anëtarë, Mali i Zi dhe Bosnja, si dhe Kosova e Serbia në cilësinë e vendeve vëzhguese.