samiti i helsinkit
Ambasadori rus në Tiranë zbardh "pazarin" e kufinjve
Ambasadori rus në Tiranë, Alexander Karpushin ka deklaruar sot gjatë një interviste për emisionin “Diplomaticus” në News 24 se lidhur me korrigjimin e kufinjve mes Serbisë dhe Kosovës, nuk ka një marrëveshje mes presidentëve Trump dhe Putin. Karpushin është pyetur nisur nga disa lajme të para disa javëve sipas të cilave ideja në fjalë që po promovohet nga presidenti I Kosovës, Hashim Thaçi, ëshjtë në fakt rrjedhojë e paktit Putin-Trump, gjatë takimit të tyre në Helsinki në mes të muajit korrik.
Histeria e radhës kundër Trump pas samitit të Helsinkit
Ka mjaftuar një status në tuiter nga Donald Trump që mediat kundërshtare të tij në ShBA të nisin histerinë e radhës: atë të patriotizmit. Me një angazhim të habitshëm, njerëz të administratës Obama, por edhe të atij establishmenti të politikës ndërkombëtare që mund të quhet si Perëndimi, janë shfaqur me intervista, opinione në mediat kryesore për të vënë gishtin e akuzës dhe ndërsyer çdo emocion kundër presidentit aktual Trump. Arsyeja? Një pohim i tij sipas të cilit përkeqësimi ndër vite i raporteve SHBA-Rusi ka ardhur si pasojë e budallallëkut të amerikanëve.