Ambasadori rus në Tiranë zbardh "pazarin" e kufinjve
Ambasadori rus në Tiranë, Alexander Karpushin ka deklaruar sot gjatë një interviste për emisionin “Diplomaticus” në News 24 se lidhur me korrigjimin e kufinjve mes Serbisë dhe Kosovës, nuk ka një marrëveshje mes presidentëve Trump dhe Putin. Karpushin është pyetur nisur nga disa lajme të para disa javëve sipas të cilave ideja në fjalë që po promovohet nga presidenti I Kosovës, Hashim Thaçi, ëshjtë në fakt rrjedhojë e paktit Putin-Trump, gjatë takimit të tyre në Helsinki në mes të muajit korrik. Karpushin thotë se kjo është e pavërtetë për faktin se bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e kufijve kanë nisur përpara samitit në fjalë.
Po jemi dakord që në kuadër të bisedimeve Beograd-Prishtinë është ngritur së fundmi edhe çështja e korrigjimit të mundshëm kufijve. Por diskutimi i kësaj teme mes përfaqësuesve të Serbisë dhe Kosovës kishte nisur përpara samitit në Helsinki. Prandaj informacioni se gjatë takimit Putin-Trump, gjoja është arritur ndonjë marrëveshje në prapaskenë lidhur me Kosovën nuk është i vërtetë. Këtë ka deklaruar edhe Ministria e Jashtme e Rusisë
tha ndër të tjera Karpushin.
Diplomati rusk a deklaruar edhe se Rusia e mbështet dialogun, por për çështje të kësaj rëndësie do të duhet të kërkohet mendimi edhe I qytetarëve. Sipas tij, çështja e Kosovës, kufijve të saj, pikë së pari është çështje e legjislacionit të brendshëm serb, duke i qëndruar këtu mendimit konstant rus për zbatimin e rezolutës 1244 të OKB-së.
Karpushin po ashtu ka shprehur qëndrimin kundër të Rusisë për hyrjen e Maqedonisë në NATO, por ai ka shtuar se kjo nuk do të thotë se Rusia do të kundërvihet vendimeve të Shkupit. Megjitahtë ai e ka renditur zgjerimin e NATO-s drejt Lindjes si një ndër problemet kryesore në raportet mes Perëndimit dhe Rusisë. Më posjhtë intervista e plotëe Karpushin:
Add new comment