ruajtja

As informacioni nuk i shpëton dot vdekjes

Postuar në 15 Maj, 2023 16:44

 

Çdo gjë vdes: njerëzit, makinat, qytetërimet. Ndoshta duhet të gjejmë pak ngushëllim në faktin se gjërat kuptimplota që kemi mësuar gjatë rrugës do të mbijetojnë. Por edhe dija ka jetëgjatësi. Dokumentet zbehen, arti humbet. Biblioteka dhe koleksione të tëra mund të shkatërrohen krejt papritur.

Themeluesi i Telegramit: WhatsApp, një kalë Troje. Besojini vetëm nëse nuk e keni problem privatësinë

Postuar në 22 Nëntor, 2019 17:41

WhatsApp është “kalë Troje” që po shfrytëzohet për të mashtruar miliona përdorues mjaftueshëm naivë sa të besojnë se aplikacioni në pronësi të Facebook-ut ndryshon nga kompania e tij mëmë, i përfolur gjatë gjithë kohës për skandalin e privatësisë. Kështu shprehet themeluesi i “Telegramit”, Pavel Durov.

Në një postim të gjatë në kanalin e tij Telegram të mërkurën, Durov synoi një nga rivalët më të mëdhenj të tij - WhatsApp, aplikacioni kryesor i mesazheve në botë, i cili kaloi në varësi të Facebook-ut në 2014 dhe aktualisht ka rreth 1.5 miliardë përdorues aktivë mujorë.

Gjirokastra mes UNESCO-s dhe lapsit të Ministrisë së Kulturës*

Postuar në 08 Shkurt, 2017 23:30

Më bën përshtypje qe  numri i monumenteve në Listën e  UNESCO-s për Gjirokastrën, nuk përputhet me Listën e monumenteve që ka të zyrtarizuar tani vonë Ministria e Kulturës,- kjo në substancë nuk ka shumë rëndësi dhe nuk shërben  si alibi, – numri i monumenteve të skualifikuar dhe të hequr, të kategorisë së dytë, është i madh dhe përbën në koleksionin kryesor gati gjysmën e monumenteve të njohur ndërkombëtarisht dhe juridikisht nga ONESC-o!

Butrinti, propozohet ruajtja si Pompei

Postuar në 19 Prill, 2016 10:36

Arkeologu Sandro de Maria nga Universiteti i Bolonjës propozon që për Butrintin të ndiqet e njëjta praktikë si me Pompein në konservimin e zbulimeve të bëra deri më tani. "Siti ka nevojë të studiohet, të dokumentohet, të monitorohet. Nuk duhet gërmuar më për të mos krijuar probleme të reja konservimi. Dalin në dritë struktura të reja, por ka probleme me ndërhyrjet e konservimit. Ndaj për mua është më mirë që më parë të studiojmë ato që janë gërmuar tashmë, të shihet se çfarë duhet restauruar e më pas mbase të bëhen kërkime të reja" thotë ai në një intervistë për Gazeta Shqiptare.

Subscribe to RSS - ruajtja