ron paul
Shteti i Nëndheshëm në SHBA/ish-kongresmeni Paul pranon se ka një organizatë që vendos për shumëçka
Ish - kongresmeni amerikan i Teksasit, Ron Paul ka deklaruar në një intervistë të premten se ai beson se në SHBA ekziston realisht ai që quhet Shteti i Nëndheshëm – Deep State, i cili konsiderohet se bashkon organizata dhe aktorë të fuqishëm në programimin e politikave amerikane, për të cilat edhe presidenti, apo instiucionet janë zëdhënës. Paul deklaroi se dakordësia gati e plotë për të vendosur sanksione të reja ndaj Rusisë në një Senat ku ka shumë kundërshtime për këtë qasje, provon se një dorë e caktuar ka lëvizur gjërat për të pajuar njerëz që kanë mendime publike kaq të kundërta.