rohde
Ambasadori i Gjermanisë, Rohde: Kosova duhet të anëtarësohet në NATO
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka deklaruar gjatë aktivitetit të Ministrisë kosovare të Mbrojtjes, “FSK dhe partnerët 2023” se Kosova duhet të bëhet pjesë e NATO-s.
Gjermania vazhdon të mbetet partnere e fuqishme dhe e besueshme e Kosovës që nga pavarësia dhe në këtë frymë ne e mbështesim plotësisht procesin transformues të FSK-së.
Gjermania do ta vazhdojë të mbështesë FKS-në. Dua t’u bashkohem parafolësve të mi dhe të theksoj qëllimin strategjik që një ditë Kosova duhet të bëhet anëtare e familjes së NATO-s