rilindja
"Rilindja" përmes vetvetes
Kanë kaluar 2 vjet e pak, por nëse dëgjon skriptet e "Agimit të Stinës së Madhe" - Rilindjes - të duket se kanë kaluar dekada. Lodhja, monotonia e gënjeshtrës, dorëzimi i qeverisë dhe i qeverisjes tek inercia, korrupsioni, mungesa e ligjshmërisë, te pandëshkueshmëria e sajmirëve, apo ilirëve, kushtëzimi i saj me brroçkullisjet e edit, me intrigat e Ilirit, këto e shumë pallavra të njohura socialistësh, të Bllokut e jashtë tij, janë një serial i njohur në Shqipëri. "Nuk keni parë gjë akoma", tha dikur kryeministri aktual.
Rilindja sjell impulset e reja - jo në qeveri, por në Parlament
Arben Ndoka ikën dhe në vend të tij vjen Eduart Ndocaj. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i dërgoi sot Parlamentit emrin e tij si zëvendësues i Ndokës, që dorëzoi mandatin më 7 shtator të këtij viti përmes një letre publike. Vendimi në KQZ e bën edhe më qesharake situatën pasi ai u mor me 4 vota pro dhe 3 kundër. Nuk dihet se pse është kundërshtuar nga 3 anëtarë marrja e mandatit nga Ndocaj, kur formalisht atij i takon. Sipas listës së PS-së në qarkun Lezhë, mandati i takonte Ndrec Dedajt, po ky i fundit nuk pranoi të japë dorëheqjen si kryebashkiak i Mirditës.
Rilindja nisi në portat e Pashait të Janinës
Ku u ngjiz Rilindja jonë kombëtare? Ku u ushqye ajo me kurajën e kundërshtimit dhe të ngritjes ndaj dorës së pushtetit? Nuk shtrohet puna vetëm te kontakti me idetë, por me edukimin dhe traditën e organizimit të rebelimit. Ka disa që së fundmi thonë se Rilindja nisi me katolikët e arbëreshët, por për ish-presidentin dhe ish-kryeministrin Sali Berisha, ajo nisi në portat e Vezirit të Janinës, Ali Pashë Tepelenës. “Shteti i Ali Pashe Tepelenes do te ishte dhe djepi i rilindjes tone kombetare.