rezistenca franceze
Filmi për rezistencën franceze fiton Oskarin si dokumentari më i mirë
Një film me metrazh të shkurtër mbi rezistencën franceze është fitues i Oscar-it në kategorinë e filmit dokumentar. Filmi 25-minutësh “Colette” i regjisorit Anthony Giacchino rrëfen historinë e Marin-Catherine, ndërsa ajo shkel për herë të parë në Gjermani që para Luftës së Dytë Botërore për të vizituar kampin e përqendrimit ku vdiq i vëllai në 1945.