Rezearta Çaushaj
Egoja e një kryebashkiaku – Erion Veliaj shpërblehet për “pjesëmarrjen”
Në vendin tonë ekziston një kompleks i veçantë “profesional”, të cilit nuk i ka shpëtuar as zoti Veliaj, Kryetari i Bashkisë Tiranë.
Kompleksi kap zakonisht pjesëmarrësit në konferenca, trajnime apo aktivitete të tjera ekstrakurrikulare, kryesisht jashtë vendit. Ai manifestohet në zmadhimin e qëllimit të këtyre aktiviteteve, të rolit të pjesëmarrësit, dhe më pas përdoret për të fryrë rëndësinë e vetes si “intelektual” apo “lider”.