remzhi hoxha
“Çështjen e Remzi Hoxhës ma ka ngritur Adem Demaçi. Fatos Klosi agjent i dy shërbimeve të huaja. Pse nuk hetoi?”
Sali Berisha është përgjigjur sot në Parlament për akuzat dhe insinuatat që i bëhen për çështjen e Remzi Hoxhës. Deputeti Erjon Braçe ka kërkuar publikisht që Sali Berisha të thotë ku janë eshtrat e Hoxhës, i cili është torturuar nga SHIK-u i Gazidedes dhe mendohet se ka vdekur gjatë torturave. Por ish-presidenti dhe osh-kryeministri Sali Berisha ka replikuar duke cilësuar se këto akuza aktivizohen sa herë ka zgjedhje dhe se autorë të likujdimit të Remzi Hoxhës janë ata që sot akuzojnë. “Për herë të parë çështjen e tij ma ka ngritur Adem Demaçi. Unë nuk e njihja dhe nuk e kam dëgjuar.