rekomandimi
Zhgënjimi i Sabit Brokajt nga “komunisti” Sali Berisha dhe projekti që pushteti t’u mbetej bijve besnikë të Partisë
Ish-deputeti socialist dhe anëtar i Këshillit të të Urtëve në Partinë Socialiste Sabit Brokaj zbardh një mekanizëm që u zbatua për krijimin e elitës së re të Partisë së Punës dhe që çoi Shqipërinë në një transformim të komuanduar me besimin se komunistët duhet të udhëhiqnin edhe ndryshimet demokratike sepse ishin njerëz të mirë dhe e donin vendin. Ai e përcjell këtë si një bindje të tijën ndonëse nuk mohon se është një kriter të cilin e ka ndjekur për anëtarësimet e reja në Partinë e Punës.