reforma kushtetuese
Matteo Renzi njofton dorëheqjen
Matteo Renzi ka njoftuar dorëheqjen nga detyra e kryeministrit të Italisë. Siç kishte bërë të ditur për mediat, ai doli në një konferencë për shtyp dhe në dritën e rezultatit të referendumit për reformën kushtetuese, deklaroi largimin.
“Populli italian ka folur në mënyrë të qartë”, tha Renzi duke shtuar se reforma synonte ndryshimin e elitave në një vend ku siç u shpreh ai “politikanët janë përherë të njëjtët njerëz”.
“Nuk ia dolëm kështu që karrigia që bie është ajo e imja. Përvoja ime me qeverisjen përfundon këtu”, tha Renzi ndër të tjera.
Të dhënat e deritanishme të referendumit: Italia i thotë “Jo” reformës kushtetuese
Votuesit italianë duket se i kanë thënë “jo” ndryshimeve kushtetuese të propozuara nga e majta në fuqi. Të dhënat e deritanishme flasin për një kundërshtim të qartë të reformës së propozuar, duke paralajmëruar largimin e Matteo Renzit nga detyra e kryeminstrit. Rezultati merr më shumë vlerë nisur nga pjesëmarrja jo e vogël, 68%, çka do të thotë se nevoja për të thënë një fjalë në vendime kaq të rëndësishme po sfidon indiferencën e deritanishme ndaj politikës.
"Ndërkombëtarët dështuan me Reformën në Drejtësi"
"Zgjedhja e presidentit nga populli është propozim i duhur por është i vonuar e me sa duket i pamundur për t'u arritur”. Kështu mendon juristi Çlirim Gjata i cili propozon gjithashtu edhe senatin. Madje ai propozon një reformë të plotë kushtetese. Në një intervistë për TemA TV, Gjata flet edhe për rolin e ndërkombëtareve në procesin e Reformës në Drejtësi, të cilin e konsideron të dështuar.