ratcliffe
Raporti i ri i Pentagonit për UFO-t ka elementë që shpjegohen me vështirësi
SHBA duket se po shkon tashmë drejt pranimit zyrtar të ekzistencës së Objekteve Fluturuese të Paidentifikuara, njohur botërisht me akronimin UFO. Deri më sot autoritetet dhe shkenca akademike kanë qenë në një lloj dueli mbi të vërtetën e dukurive të tilla të dëshmuara nga miliona njerëz, ndërkohë që në SHBA thuhet se rreth 50% e njerëzve besojnë në ekzistencën e UFO-ve si dëshmi e pranisë së alienëve në planetin tonë.