raporti

Vetëizolimi retorik i Vuçiç

Postuar në 23 Prill, 2023 13:18

Presidenti serb Alexander Vuçiç po merr pëherë e më tepër rolin e një luftëtari për pavarësinë e vërtetë serbe, duke u ndeshur verbalisht me Perëndimin që sipas tij e ka vënë Serbinë në një pozitë të vështirë llogardhënieje. Thuajse çdo javë, z. Vuçiç u pësërit serbëve se e gjitha kjo po ndodh për shkak të politikës së pavarur të Serbisë, të cilën ai e mbron me çdo kusht, ndërkohë që ministri i Jashtëm, Ivica Daçiç përsërit parreshtur këngën se integrimi europian nuk ka alternativë për Beogradin.

Paneli i Klimës: Shkenca nuk e di kush rrezikohet më shumë. Akullimi në Europë, jo para 2100-ësë

Postuar në 21 Mars, 2023 10:38

Një rishikim i dhjetëra mijëra punimeve shkencore mbi efektet e ngrohjes globale nxjerr në pah një të vërtetë tjetër shqetësuese: shkencëtarët ende nuk kanë përgjigje për shumë nga pyetjet që do të përcaktojnë se sa mirë e përballon bota ndyshimin e klimës në rastin më të keq. Në raportin e tij të fundit, Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPCC) përshkruan një botë me ndikime të parashikuara prej

Një raport mbi spiunazhin në Europë

Postuar në 05 Shkurt, 2023 13:44

Dy autorë, pjesë e Agjencisë Surdeze të Kërkimit në Fushën e Mbrojtjes, kanë publikuar një raport paraprak për rastet e gjykimit për spiunazh në Europë në vitet 2010-2021. Nga dokumenti i publikuar rezulton se në 10 vjeçarin e marrë në shqyrtim ka një rritje të rasteve të spiunazhit në Europë nga agjenci të huaja ku dominojnë ato ruse.

Një shqiptar i llojit Rama

Postuar në 12 Tetor, 2022 19:09

Kryeministër mbajtët një fjalim me shumë ton, thatë disa të vërteta. Çfarë backfire siç thuhet në anglisht?

Muhamed Veliu ky, gazetar.

Asgjë nuk backfire. Sepse unë ju thashë që nëse nuk do të kishte reagime unë do të isha shqetësuar

Përgjigja kjo e kryeministrit. 

Përfundimtare, AKSHI nuk ka raport të vetin për sulmet kibernetike

Postuar në 26 Shtator, 2022 23:23

Shqipëria, qeveria e saj nuk do të ketë një raport përfundimtar, teknik, mbi sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës së vet dixhitale publike.

Parlamenti Europian miraton raportin: Hungaria nuk mund të konsiderohet më Demokraci!

Postuar në 16 Shtator, 2022 00:14

Parlamenti Europian ka miratuar të enjten më datë 15 shtator një raport përmes të cilin e shpall Hungarinë një shtet që nuk mund të konsiderohet më si demokraci. Sipas dokumentit në fjalë për shkak se vlerat europiane janë nën një kërcënim sistemik atëherë përkufizimi më i saktë është Autarki Elektorale. 

Raporti është miratuar me 433 vota pro, 123 kundër dhe 28 abstenime por ai nuk pritet të ketë ndonjë vlerë efektive ndëshkuese. 

Raporti/Me CoVid-19 gabuan të gjithë

Postuar në 15 Shtator, 2022 19:36

Në krah të qeverive të ndryshme të botës u shfaqën ekspertë nga më të ndryshmit për të legjitimuar “me shkencë” dhe në emër të shkencës masat e marra për kufizimin e pandemisë së CoVid-19. Megjithë kundërshtimin e qartë dhe të gjithanshëm të shumë aktorëve. Sot, në finalen e një pandemie që shkundi stabilitetin psikologjik të një pjese të shoqërisë, një panel ndërkombëtar ekspertësh ka miratuar një raport  që vë në dukje gabimet e bëra në menaxhimin e situatës.

Turqia bën ankim zyrtar në BE për standard të dyfishtë me vizat "Shengen"

Postuar në 01 Qershor, 2022 15:38

Mediat turke shkruajnë se Ankaraja zyratre po përgatitet të kundështojë zyrtarisht atë që e quan standard i dyfishtë që aplikohet ndaj qytetarëve turq për marrjen e vizës “Shengen”.

Për këtë qëllim, Turqia do të dorëzojë një raport zyrtar në Komitetin e Çështjeve Ligjore dhe të Drejtave të Njeriut në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës përmes të cilit kërkon që të marrë fund ky “trajtim i dyfishtë”.

SIPRI: Bota po hyn në një erë të re rreziku

Postuar në 23 Maj, 2022 14:38

Njerëzimi po hyn në një fazë të re rreziku. Instituti i Stokholmit për Kërkimin e Paqes, ka publikuar këto ditë një raport që qysh tani është bërë i shumëcituar. Klima, pandemia, lufta, uria, katër faktorë që kombinojnë dhe ushqejnë njëri-tjetrin në një botë që është në prag të shpalljes zyrtarisht si vend i pasigurtë.

Një fëmijë vdes nga uria çdo 30 sekonda në Afrikë

Postuar në 02 Shkurt, 2022 13:47

Një në pesë njerëz në Afrikë vuan nga kequshqyerja. 93 milionë njerëz në 36 vende janë pa ushqim në kuptimin e drejtpërdrejtë të shprehjes. Sipas një raporti të Oxfam, më të prekurit janë gratë dhe fëmijët.

Në rajonin sub-Saharian, një fëmijë vdes nga uria çdo 30 sekonda, ndërsa 2 në 5 gra (në moshë riprodhuese) vuajnë nga anemia për shkak të mungesës së ushqimit, shton Oxfam, e cila saktëson se çmimet e ushqimeve në të gjithë kontinentin kanë arritur shifra rekord.

Pages

Subscribe to RSS - raporti