qyteti

Një takim i pazakontë me një ish-kandidat për President të ShBA-së

Postuar në 16 Gusht, 2015 00:57

“Boston Globe” publikonte dy ditë më parë një letër të Sarah E. Godfrey, e cila rrëfente një histori të pazakontë. Historinë e një takimi në stacionin e trenit, ku një i moshuar, mblodhte mbeturinat dhe i hidhte në kosh, rrugës duke shkuar për në punë. Godfrey, bën një përshkrim të takimit dhe nënvizon sesi burri i vjetër shprehet i irrituar për papastërtitë në këtë vend të Bostonit. “I thashë të sigurohej se do të lante duart kur të shkonte në punë. “Kështu më thotë edhe gruaja”, tha ai”, shkruan Godfrey.

Ilustrime/Halepi në mes të një lufte absurde

Postuar në 03 Gusht, 2015 13:56

Marwan Hisham, një banor i dikurshëm i Halepit të Sirisë, publikon një reportazh në “Vanity Fair”, një reportazh nga qyteti i tij. Një rend i përmbysur jete, shkatërrim i plotë dhe një qytet i kthyer në vijë fronti. Përmbajtja e konfliktit, pavarësisht rolit të ISIS është klasike në premisa: një elitë me “modernizim” dhe orientim perëndimor të shpejtë, përkundrejt një periferie përherë e më shumë reaksionare ndaj këtij procesi. “Po bind venten që kjo është e vërtetë”, shkruan Hisham, që e percepton shkatërrimin përmes kujtimeve të një kohe kur Halepi gëlonte nga jeta.

Pages

Subscribe to RSS - qyteti