qendra e tiranes
Me ftesë të Kryeministrit/Unë do të ndërtoj në Qendër të Tiranës dhe në Bulevardin e Ri
Dje televizioni News24 transmetonte një kronikë mbi vizitën e disa biznesmenëve sauditë në Shqipëri të cilët siç thuhej aty ishin në vendin tonë me ftesë të kryeministrit Edi Rama. Përtej aspektit publictar të kronikës, po veçojmë prononcimin e një prej biznesmenëve që deklaron se do të investojë në qendër të Tiranës dhe në bulevardin e ri të saj.
Një bunker në zemër të Tiranës historike
Në qendrën historike, të prishur rishtazi për të disatën herë në disa vite rradhazi, të Tiranës nuk kuptohet pse qeveria ia doli të ngrinte një bunker, ndërtim nga e para një imitim i origjinalëve të periudhës komuniste. Në sheshin midis Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Transportit dhe më afër kësaj të fundit, për muaj me radhë u punua për ngritjen e një bunkeri të betontë që shërben si hyrje në një muze të pretenduar të periudhës komuniste.