psikologu
Pasanikë dhe të mjerë
Nëse do të merrja nga një dollar çdo herë që e kam dëgjuar të përmendet togfjalëshi "probleme të botës së parë", llogaria ime bankare do të ishte sot si ajo e klientëve të mi. Jam psikoterapist dhe specializimi im janë individët me vlerë neto ultra të lartë. Punën me miliarderët e nisa rastësisht. Kisha një klient të pasur, i cili ua sugjeroi emrin tim të njohurve të tij. Ata njihen ndryshe si 1%-shi dhe kjo për një arsye: nuk ka aq shumë të tillë dhe për këtë arsye rrethi është i ngushtë.
Përgjatë viteve jam bërë më i ndjeshëm karshi atyre që kanë shumë.
Papa: Kam frekuentuar gjashtë muaj psikologun
Përfaqëson Zotin në Tokë për të krishterët por në moshën 42 vjeçare i është drejtuar psikanalistit. Papa Françesku ka zbuluar në një bisedë me sociologun Dominique Wolton, përvojën e tij si pacient.
Gjatë kësaj periudhe, Bergoglio sqaron se ka frekuentuar një mjeke psikanaliste me origjinë hebreje për të sqaruar disa gjëra. Kjo ka ndodhur në vitet 1978 - 1979.
"Kur ishte duke vdekur më thirri. Jo për lutjet dhe shërbesat, meqenëse ishte hebreje, por për një dialog spiritual. Ishte një person shumë i mirë”, shprehet Papa.