protesta
Video/Protesta anti-Trump dhe kundër kapitalizmit në Hamburg
Në protesta u përfshinë 10 mijë njerëz dhe ato zhvillohen si shenjë kundërshtimi ndaj samitit të G20.
Video/1000 "zombie" kundër samitit të G20 në Hamburg
1000 aktorë kanë protestuar në Hamburg në një mënyrë paqësore veshur si "të vdekur që ecin". Protesta i paraprin samitit ku mendohet se do të ketë kundërshtime të mëdha. Në krye të grupit shfaqet një person me rroba me ngjyra, metaforë se edhe një njeri mund të sjellë ndryshimin.
Sistemi PS plus…
Kryeministri Edi Rama njofton se në muajin korrik do të nisë një tur dëgjesash për ta bërë bashkë me popullin atë të cilës i ka gjetur edhe një emër: Platforma e Bashkëqeverisjes. Fjalët e bukura nuk mungojnë për këto raste që janë efektive në të paraqiturit si punë e madhe që merren kallëp nga populli shpresëplotë.
Banorë të zonës së ish-Parkut përplasen me policinë. Protesta kundër ndërtimit të pallateve
Disa banorë ë Tiranë po protestojnë që të mos lejojnë që një park në zonën e ish-Parkut të Autobusëve të kthehet në zonë ndërtimi. sot ata janë përplasur me Policinë që kërkoi t’i largojë me forcë nga rruga.
Netanjahu pritet me protesta në Selanik
U prit me protesta dhe kundërshtime vizita e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në Selanik me rastin e takimit trepalësh Greqi-Qipro-Izrael.Qindra protestues marshuan të ndarë në dy drejtime të ndryshme në qendër të qytetit.
Në krye të protestave ishin simbolikisht anëtarët e komunitetit palestinez të Selanikut dhe Greqisë Veriore. Demonstruesit shprehën solidaritetin e tyre me popullin palestinez, duke hedhur parulla kundër SHBA, NATO-s dhe BE-së dhe memorandumeve shtrënguese ndaj Greqisë.
Dhurata e ndarjes së re administrative, luftë kullotash mes Delvinës dhe Borshit
Ka disa ditë që bëhet e ditur nga media lokale për një problem që ka lindur me kullotat në Borsh.çështja është krijuar nga një vendim i Bashkisë Delvinë që i kalon kullotat, tradicionalisht të Borshit, delvinjotëve. Një problem ky i vjetër, por që së fundmi është krijuar nga dy qendra vendimmarrëse të LSI-së: Bashkia Delvinë dhe Ministria e Mjedisit. Banorët e Borshit kanë protestuar sot duke paralajmëruar se do të mbrojnë meçdo mjet atë që e cilësojnë si të tyren.
Nëse ka ndonjë gjë të re kjo ndodhet në Zharrëz. PS: Opozita ka humbur gjurmët
Protestuan për ndotjen, morën një VKM dhe ca premtime që nuk u mbajtën. Banorët e Zharrëzës kanë protestuar sërish, ndaj sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Gramoz Ruçi, duke i dhënë kësaj fushate farsë, diçka reale. Pyetja është: Po opozita ku është?
Ekskluzive/Nga pluhuri kimik i protetës së PD-së preket edhe Endri Fuga. Po përgjonte pas perdes në zyrën e Ramës në Kryeministri
Tirana zien nga lajmet se PD-ja po zhbëhet, se të hequrve nga lista e Bashës u kanë ardhur mentruacionet e pakënaqësisë, kurse në Kryeministri ka një tjetër krizë. Më minore kuptohet, por shumë irrituese për nga budallallëku.
27 prill - Vendi ka nevojë për një marrëveshje të re
Mund të jetë rastësi, por kjo është deklaruar nga Berisha në një intervistë me Ilva Taren më 27 prill.
Dimensioni shtetëror i protestës
Debati pas protestës së opozitës u përqëndrua mbi madhësinë e protestës, zhgënjimet dhe pritshmëritë. Nuk i mungoi këtu edhe komenti i kryeministrit dhe keqardhja ironike e tij se u ndje i trishtuar që e pa bulevardin gjysmë bosh. Pavarësisht interpretimeve PD bëri maksimumin e saj në një kohë të vështirë për të si opozitë, ku sforcot për të mobilizuar njerëz janë të mëdha dhe ku asnjë forcë tjetër opozitare në këtë moment nuk do të mund të arrinte të zhvillonte një tubim të tillë.