protesta e pd
Protesta e PD-së një lajm i rremë/ Kryedemokrati Basha një ushtar i çiftit “Rama-Meta”
Mbi më shumë se dy muaj, në bulevardin kryesor të Tiranës, midis Kryeministrisë dhe Kryesisë së Kuvendit, qëndron një çadër, që na kujton se Partia Demokratike ekziston. Kaloj çdo ditë afër saj rreth orës 08:45 çdo mëngjes dhe çdo herë ka qenë pothuajse e zbrazur.
Çadra ku rrëzimi i Ramës kërkohet gjatë turnit të parë dhe të dytë
Kurdoherë që më bie rruga rreth orës 09:00 pranë ngrehinës së materialit plastik dhe hekurishteve në bulevardin kryesor të Tiranës, të mbrojtur nga godina e Kryeministrisë nga njëra anë, dhe ajo e Kuvendit nga ana tjetër, më bën përshtypje diçka: prania e “të përbetuarve” që duan ta rrëzojnë kryeministrin Edi Rama apo ta shtrëngojnë atë japë dorëheqje, që lë për të dëshiruar. Çdo mëngjes e ashtupagëzuara “Çadra e Lirisë” është pothuajse e zbrazët.