proteina
Zbulohet proteina kyçe që mban gjallë qelizat e kancerit
Ka një fjalë që përshkruan më së miri tumoret dhe shpjegon vështirësinë në trajtimin e tyre: kaos. Shumica e qelizave kancerogjene karakterizohen nga ajo që quhet paqëndrueshmëri kromozomale, që është frekuenca e lartë e gabimeve në mënyrën se si kromozomet rishpërndahen midis qelizave bija gjatë ndarjes së qelizave. Kjo bën që qelizat të fitojnë në mënyrë të rastësishme aftësi të veçanta, të tilla si replikimi i pafundëm ose mbijetesa ndaj sulmeve nga jashtë, si ato nga sistemi imunitar ose ilaçet me të cilat ne e luftojmë.
Një proteinë e huazuar për të ngadalësuar plakjen
Tardigradët, kafshëzat e vogla me tetë këmbë, që njihen ndryshe edhe si arinj uji, kanë aftësi të jashtëzakonshme mbijetese në kushte ekstreme.
Kjo vjen për shkak të aftësisë së tyre për ta kthyer në xhel pjesën e brendshme të trupit. Por mekanizmi pas këtij reagimi që garanton ruajtjen metabolike nuk është bërë ende i qartë.
Zbulohet proteina që lidh të gjitha llojet e tumoreve
Pavarësisht llojeve, tumoret ndahen në dy kategori, te të cilat një ekip studiuesish mbërriti duke u nisur nga fakti nëse e prodhojnë apo jo një proteinw të caktuar. Studiuesit, të udhëhequr nga shkencëtarë nga institucione të ndryshme brenda Sistemit Shëndetësor Sinai, botuan një studim në revistën “Cancer Cell”, që i lidh të gjitha format e kancerit me një transkriptues të vetëm të quajtur Yes-Associated Protein (YAP).
Ata gjetën ndryshime të dallueshme midis qelizave kancerogjene që shprehin YAP, të cilat ata i quajtën kancere "YAPon" dhe “YAPoff".
Shpresë për të prekurit nga Diabeti i tipit 2
Mjekësia është duke sjellë ndoshta disa lajme të mira për të sëmurët me diabetin e tipit 2, që është edhe varianti më i përhapur i kësaj sëmundjeje degjenerative. Kërkuesit e universitetit Lund në Suedi, besojnë se bllokimi i një protein, quajtur, VDAC1, në qelizat beta që prodhojnë insulinën, mund të çojë në rifunksionalizimin e tyre dhe në nalimin e përparimit të sëmundjes. Deri më tani testet janë fazë paraklinike, por rezultati mund të çojë në zhvillimin e një ilaçi kundër diabetit të tipit 2.