prokurimi publik
"70% e tenderave kanë probleme, do reformojmë prokurimin publik"
Kryeministri Rama prezantoi sot një paketë të re ligjore për prokurimin, që sipas tij synon rritjen e eficencës dhe transparencës së sistemit të prokurimeve në vend.
Në takimin me titullarët e autoriteteve kontraktore të ekzekutivit, Rama pranoi se 70% e tenderave kanë pasur probleme, të cilat kanë të bëjnë kryesisht me hartimin e kritereve.
Qeveria u ndalon përkohësisht bashkive të drejtën e prokurimit publik
Kryeministri Edi Rama ka propozuar që njësitë e qeverisjes vendore të ndërpresin procedurat e prokurirmit për vitin 2019 përmes një vendim pezullimi të përkohshëm. Sipas vendimit që është miratuar nga Këshillli i Ministrave nga ky urdhër përjashtohen prokurimet me vlerë të vogël dhe procedurat e prokurimit që kanë si objekt produktet ushqimore.
Pezullimi i prokurimeve ishte në fakt një kërkesë e Partisë Demokratike për qeverinë tranzitore ndërkohë që kryeministri duket se ka hequr formalisht një mundësi abuzimi në zgjedhje.
Dh Albania përjashtohet për tre vjet nga pjesëmarrja në procedurat e prokurimit publik
Agjencia e Prokurimit Publik ka vendosur më 7 shkurt 2019 të dënojë me tre vjet përjashtim nga procedurat e prokurimit publik. Në njoftim e bërë publik me buletinin e datës 11 shkurt, Agjencia njofton se Dh Albania, kompania fantazmë që u shpall fituese për dy tendera me vlerë 30 milionë dollarësh, përjashtohet deri në datën 7 shkurt 2022.
Eksperimenti me prokurimin publik të përqendruar
Procesi i reformimit të agjencive publike – më saktë likujdimi i dias prej tyre dhe përqendrimi i punës në disa të tjera – mendohet të përfshijë edhe prokurimin publik. Ish - zv.kryeministri Niko Peleshi që drejton grupin e punës për këtë çështje është shprehur ndër të tjera: