programi shkollor

Feja në arsim, shkollës po i kanoset një aventurë e re

Postuar në 19 Dhjetor, 2016 08:47

Nga janari 2017, me plan pilot të Ministrisë së Arsimit, futet në 10 shkolla të vendit, një lëndë e re me emërtim të bujshëm “Kulturë fetare”. Sesi shkrepi një ide kryeministrore, si ato fanepsjet e ëndrrave të profeteve, dhe, o burra, t’a vëmë në jetë. Dhuratë më të shëmtuar për nxënësit prej babagjyshit të kësaj radhe, nuk është dëgjuar. Me këtë hap shkelet parimi i laicitetit, kjo arritje madhështore e njerëzimit, e realizuar në rrugëtimin e tij, të vështirë e të përgjakur të progresit dhe emancipimit. Laiciteti është kusht i frymëmarrjes mormale të shkollës.

Subscribe to RSS - programi shkollor