procesi dekriminalizimi
Paloka: Rama po sfidon procesin e dekriminalizimit
Sipas Partisë Demokratike kryeministri Rama, nuk ka ndërmend të shkëpusë krimin nga politika. Një ditë më parë, Abedin Oruçi mori kreun e Këshillit të Qarkut të Kukësit, ku sipas demokratëve ka patur edhe incidente. “Pikërisht në kulmin e debatit për dekriminalizimin, kur mbarë shoqëria e opinioni ndërkombëtar kërkojnë veprim të shpejtë për të shkëputur krimin nga pushteti, Edi Rama ka dërguar në krye të Këshillit të Qarkut të Kukësit një person me të shkuar problematike, si Abedin Oruçi”, deklaroi Edi Paloka, kreu i Grupit Parlamentar demokrat.