prizreni
Kullat lartësohen edhe në Prizrenin tradicional
“Koha Ditore” shkruan sot për goditjen urbanistike që I është dhënë Prizrenit, një qytet që ndoshta më mirë se çdo qytet tjetër shqiptar kishte ruajtur deri më sot fizionominë e tij karakteristike. Ilustrim me një fotografi të Eroll Bilibanit në lagjen “Jeni Mahallë” flet vetë. Njësoj si në Shqipëri edhe në Kosovë opozita akuzon qeverinë, por nuk dëgjohet për ndonjë plan a premtim se kjo nuk do të vazhdojë.