prec zogaj
Fenomenologjia preçzogiane në politikë: Dje ishte dje, sot është sot! Nuk ishte siç ishte, as është siç është
Më poshtë po sjellim një fjalë të Agron Gjekmarkajt – ka në çdo kohë një Agron – mbajtur në një nga kuvendet e Lulzim Bashës, ku ai e cilëson Berishizmin si Enverizmin e kohës. Sot z. Gjekmarkaj, ka ndërruar kursin ligjërimor – sepse ai patjetër që është parimor dhe bën pjesë në fenomenologjinë preçzogiane të politikës shqiptare- ai sot e cilëson Berishën si të burgosur politik dhe simbol të pluralizmit. Por z.
Një mësim i vockël për kryetarin e PD-së
Preç Zogaj ka qenë dje në studion e “Opinion” në Tv Klan ku mes të tjerave ka bërë një koment për Partinë Socialiste dhe atë që ajo përfaqëson në aspektin elektoral. Në videon e shkurtër më poshtë, Zogaj shpjegon atë që është PS-ja në këtë vend, një parti, një dukuri, një histori, një forcë, një strukturë, e cila u gjend përballë një si Lulzim Basha.
Ky lloj komenti ka vlerë për të vënë në dukje se çfarë kaçaflaqi po drejton sot të ashtuquajturën opozitë, PD-në, forcën që na thonë se krijua në emër të lirisë, por që mesa duket nuk ka në memorien e saj asnjë mësim të historisë.
Marrëzia e bashkëqeverisjes me popullin!
Shumica e fjalëve, gjesteve dhe akteve politike të skuadrës qeveritare dhe skuadërkomandantit të saj janë si një munzë arratie për qindra mijëra shqiptarë që duan të ikin një orë e më parë nga ky vend. Ka edhe zëra opozitarë që kontribuojnë në këtë shporrje, por ata të qeverisë janë në krye. Dhe kanë përgjegjësinë më të madhem edhe po të mos ishin në krye.