praktikat europiane
Kriminalizimi i shpifjes, qeveria konsulton praktikat europiane dhe sanksionet në to
Para disa ditësh bëri bujë të madhe propozimi i qeverisë për ligjin e shpifjes, sipas të cilit do të përfshihej edhe media si subjekt në kriminalizimin e shpifjes. Një apo dy ditë më pas kryeministri u tërhoq, duke deklaruar se nuk bëhej fjalë për mediat, por vetëm për ata persona që shpifin ndërkohë që mbajnë një detyrë publike. Mirëpo është e qartë se ligji për shpifjen, një akt ky që nëse dënohet si i tillë nuk ka pse të përjashjtojë subjektet, pasi para ligjit janë të gjithë të barabartë, do të jetë tërësor.