praktika
Arsyet përse duhet ta praktikoni artin në jetën tuaj
Artin mund ta bëjë kushdo! Mjafton ta shihni jetën në një këndvështrim kulturor më praktik për të përmirësuar aspektin tuaj psikologjik dhe fizik. Ata të cilët e kanë kuptuar këtë gjë, gëzojnë mirëqenie më të lartë
Nuk është vetëm një çështje kulture. Por këtu hyn edhe aftësia për të jetuar në kuptimin më praktik: mësimi i artit jo për ta lënë mënjanë, por për ta përdorur çdo ditë. Këtë gjë e thotë edhe një kërkim, një studim ndërkombëtar, i cili tregon lidhjen mes shëndetit psiko-fizik me kulturën dhe me artin në veçanti.