Portugali

Një sulm kibernetik ndaj Vodafonit paralizon Portugalinë

Postuar në 09 Shkurt, 2022 09:48

Një sulm kibernetik nxorri jashtë funksionit shumicën e shërbimeve të Vodafone në Portugali, duke prekur të paktën 7 milionë abonentë. Sulmi ndodhi gjatë natës së të hënës dhe u shtri mbi rrjetin 4g/5g, TV, shërbimet zanore dhe shërbimet SMS. Kompania ia doli të rikthente shërbimet 3G, port ë tjerat mbetën të prekura. Madje, sulmi ka prekur edhe rrjetin e ATM-ve të disa bankave të mëdha të lidhura me rrjetin Vodafone 4g.

Portugali, e majta merr shumicën më të madhe në histori

Postuar në 31 Janar, 2022 10:38

Kryeministri socialist, Antonio Costa, fitoi zgjedhjet e parakohshme në Portugali, me një shumicë që ia bën të panevojshëm koalicionin.

Këto zgjedhje treguan rritjen e fortë të ekstremit të djathtë. Megjithatë socialistët siguruan 117 nga 230 vende në Parlament.

Megjithëse rezultatet e tregonin kokë më kokë me opozitën e djathtë, Costa ia doli të përmirësojë rezultatet e vitit 2019 dhe nuk do të ketë nevojë për aleatët e së majtës radikale, të cilët i kërkuan këto zgjedhje, duke mos votuar buxhetin e vitit 2022.

Satira politike në karnavalet portugeze

Postuar në 12 Shkurt, 2018 10:01

Karnavalet në Portugali nuk kanë kursyer drejtuesit kryesorë politikë të botës, apo më mirë ata që janë në qendër të lajmeve.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ai amerikan, Donald Trump dhe kreu i Koresë së Veriut, Kim Jong-un janë paraqitur si peshkaqenë apo në pozicione tallëse.

Karnavalet u organizuan në Torres Vedras dhe njerëzit dolën me mijëra pavarësisht shiut. Edhe Merkel e paraqitur si sirenë nuk I mungonte dekorit të aktivitetit që i kushton shumë vëmendje satirës politike.

Monsanto, "qyteza më portugeze në Potugali|"

Postuar në 13 Qershor, 2016 00:38

Këtë epitet e mori në vitin 1938 dhe qyteza në fjalë, apo fshati, trupëzon stilin portugez Manueline në kishat dhe godinat e veta. Por ato ngjajnë si shtojca të gurëve që duket se qyteza apo fshati, u ka zënë rrugën. 

Një shtëpi shumë e pazakontë

Postuar në 19 Dhjetor, 2015 15:12

Kjo shtëpi shumë e pazakontë, e realizuar në një gur ekzsitues, ndodhet në Portugali, në Malet Fafe. Ajo është fotografuar nga Daria Chuvaeva, e cila e ka postuar në faqen e “National Geographic”. Shtëpia njihet si Casa do Penedo.  

Shqipëri-Portugali 0 me 1. Kthim në identitet me gol në sekondën e fundit

Postuar në 07 Shtator, 2015 22:44

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka pësuar një nga ato humbjet “klasike” që na ndodhin shpesh duke pësuar gol në minutat e fundit. Këtë herë ironia e fatit na ndëshkoi edhe më ashpër, sepse goli me kokë i Migel Velosos erdhi në minutën e fundit të shtesës 3 minutëshe. Ndërsa ndeshja në "Elbasan Arena" po shkonte drejt barazimit pa gola, një mungesë vëmendjeje e mbrojtjes sonë pas një goditjeje këndi, bëri që të vinte goli që zhyti në heshtje stadiumin dhe mbarë teleshikuesit.

Subscribe to RSS - Portugali