policia kineze
Në ndjekje të disidentëve, raportime për stacione policore ilegale kineze në Europë
Mediat hollandeze raportojnë për identifikimin e të paktën dy stacioneve ilegale policore të Kinës në territorin e Hollandës. Sipas mediave në fjalë, stacionet janë aty të paktën që nga viti 2018 dhe ato merren me presionin ndaj disidentëve kinezë. Raportimi është bërë nga një viktimë, Wang Jingyu, sipas të cilit ai u largua nga Kina drejt Hollandës pas kritikave ndaj regjimit në mediat sociale.