Policia 71 milion
Fatura e re për Policinë e Shtetit 71 milion euro. Do blihen armë, uniforma dhe 1000 makina të reja
Brenda dy viteve Policia e Shtetit do të ketë një pamje të re. Jo vetëm uniforma, por dhe armët si dhe një mijë automjete të reja do të vihen në shërbim të saj për të cilat do të ketë një buxhet prej 71 milionë eurosh. Projekti është publikuar dje në Fletoren Zyrtare si pjesë e Strategjisë 5vjeçare të Rendit Publik dhe planit 2 vjeçar të veprimit të Policisë së Shtetit. Vetëm për përmirësimin e shërbimeve të forcave të rendit, në zbatim të kësaj strategjie, është përllogaritur një buxhet prej 100 milionë eurosh, ose 14.5 miliardë lekë.