poe

Shqipëri hesapi*

Postuar në 05 Janar, 2016 16:15

Jetoj prej vitesh në Athinë dhe këtë dhjetor që shkoi vendosa t’u dërgoj nga një kartolinë disa njerëzve të mi. Atyre më të afërt, me të cilët, në fakt, flas pothuaj çdo ditë në skype... Mallin tim për kartolinat doja t’ua zgjoja edhe atyre. Dhe ashtu bëra. Zgjodha dhe bleva kartolinat dhe nisa t’i shkruja me stilolaps. Edhe për këtë “punë” më kishte marrë malli. Tek i mbushja me urimet për Vitin e Ri 2016, m’u kujtuan vitet ’70, kur isha adoleshent. Atokohë ishte bërë modë, që në urimin tonë, aty në kartolinë, t’i dedikonim mikut apo mikeshës edhe ca vargje. Katër në fakt.

Subscribe to RSS - poe