pocemi
Pse nuk duhet të ndërtohet HEC-i në Poçem
Shqipëria, një vend ku 70% e territorit është mal, dhe ajo që ngelet është kodra, tokë e rrëshqitur, tokë nën erozion. Ajo që mbetet është tokë urbane. Në total, vendit tonë i ngelet 10% tokë buke, gjysma e së cilës po gllabërohet nga biznesomania e HEC-eve. Në këtë vorbull është futur HEC-i i Poçemit, që para se të prodhojë energji, do të nxjerrë nga faqja e dhèut, dhèun historik të trevës Kut, Çorrush, etj.