plitico
“Politico”: Shqipëria e fundit në Europë për nga forca e vendit dhe lidershipit
Dobësia e Shqipërisë është proverbiale dhe nga kjo nuk e shpëton dot asnjë përpjekje për rregullim imazhi. “Politico” ka publikuar një hartë të forcës së vendeve të ndryshme, liderëve politikë, ambasadorëve të tyre në BE, duke marrë si kriter disa pika: stabiliteti i qeverisë, pasja e një strategjie, suksesi në një drejtim. Në këtë hartë Shqipëria renditet e fundit krahas Malit të Zi, bashkë me Kryeministrin Edi Rama dhe ambasadoren Suela Janina. Për ambasadorët janë dy kritere që vlejnë shumë: çfarë përvoje sjell dhe a janë përzgjedhje profesionale, apo besnikë politikë?