planifikon
Alarmi i shërbimit sekrete: ISIS po planifikon sulme në Britani
Në Britani, shefi i Shërbimit Sekret, MI5, ka deklaruar se Shteti Islamik po planifikon të kryejë sulme terroriste me viktima në masë. Andrew Parker, në fjalimin e tij të tretë publik që kur u zgjodh në këtë post përpara dy vitesh, thotë se niveli i kërcënimit ndaj terrorizmit në ishull është më i larti në 32 vitet e fundit. Sipas tij, Shërbimi Sekret britanik ka mundur të eliminojë gjashtë komplote terroriste vetëm gjatë vitit të fundit.