plan
Lituania, plan evakuimi masiv në rast lufte
Lituania ka hartuar një plan emergjence në rast lufte, i cili përfshin evakuimin masiv të qytetarëve. Lajmin e bëri të ditur Ministria e Brendshme lituaneze.
Plani gjerman për ndalimin në det të emigrantëve
Ministria e Brendshme e Gjermanisë propozon që njerëzit që kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare të ndalen në det dhe të kthehen në Afrikën e Veriut nga ku pastaj të aplikojnë për azil në Bashkimin Evropian.
Një zëdhënës i ministrisë tha për mediat se plani synon të minojnë një tregti fitimprurëse të trafikut të qënieve mjerëzore. "Qëllimi është për të shpëtuar emigrantët nga udhëtime të rrezikshme për jetën dhe të luftohen organizatat kriminale"
Ish-shefi i SHIK-ut në Pogradec e Kavajë: Gazidede më dha snajperë për të eleminuar Meksin
Ish-shefi i SHIK-ut në Pogradec e Kavajë në gjysmën e parë të viteve ’90 Adrea Dimushi rrëfen për gazetën “Dita” se ka ekzistuar një plan i dytë për eliminimin fizik të ish-kryeministrit Aleksandër Meksi në vitin 1994.“Unë di që eleminimi i Meksit ishte prioritet në ato vite. Di të them se Bashkim Gazidede e urrente verbërisht Meksin dhe nuk e fshihte"-thotë ai. Sipas tij plani ishte përhatitur në zyrën e Bashkim Gazidedes. Ai kujton ngjarjen kur u thirr në zyrë nga Gazidede në ’94 dhe iu dha një pako në të cilën ishin dy snajperë.