petrisch
Petrisch si Edward Grey: Po shkëmbimit të territoreve. Interesi i Europës, në plan të parë
Ideja e shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës, nën eufemizmin “kompromis historik” u skualifikua në planin e brendshëm, por ajo po ushqehet nga brenda Europës, nga qarqe apo njerëz që në fakt në Ballkan vetëm zgjidhje nuk kanë sjellë.
Në një intervistë për agjencinë gjermane, Deutsche Welle, ish-përfaqsuesi i Lartë për Bosnjen, diplomati austriak, Wolfgang Petrisch thotë se për zgjidhjen e mosmarrëveshjes Serbi-Kosovë nevojitet një Dejton Europian.
Kufijtë shqiptarë si politikë dhe plan biznesi i Austrisë
Koha Ditore publikon sot një opinion të diplomatit të njohur austriak Wolfgang Petrisch. I konsideruar si një njeri i afërt me qëndrimet shqiptare për Kosovën, Petrisch është përfolur së fundmi për ndryshimin e qëndrimit të vet dhe përafrimin me idensë serbo-thaçiane të shkëmbimit të kufijve. Në opinionin e tij, Petrisch përmend dy elementë bazë: së pari se klima në Ballkan po afirmon frymën e kompromisit mes shteteve duke nisur me rregullimet e mosmarrëveshjeve mes Maqedonisë dhe Greqisë, Maqedonisë dhe Bullgarisë si dhe Kosovës dhe Malit të Zi.