pesticidet
BE drejt ndalimit të përdorimit të chlorpyrifos dhe chlorpyrifos-methyl në bujqësi
Bashkimi Europian pritet të ndalojë përdorimin e pesticideve chlorpyrifos dhe chlorpyrifos-methyl që përdoren kundr in sekteve në perime dhe fruta. Sipas vlerësimit të ekspertëve të vendeve anëtare të BE-së këto dy pesticide nuk kanë një kufi minimal për përdorim që të mos jetë i dëmshëm për shëndetin e njeriut, ndaj edhe vendimi i vetëm që mbetet është nxjerrja e tyre nga qarkullimi.
Lindani dhe DTT-ja, pesticidet e kohës së komunizmit që mbajnë të bllokuar eksportet bujqësore shqiptare në BE
Në verën e vitit 1993 Bardha Begaj, me profesion agronome por e mbetur e papunë,vendosi që të ngrejë fermën e saj në Fier. Për të kjo ishte e vetmja zgjidhje që jo vetëm ajo të kishte mundësi të ushtronte profesionin, por edhe të prodhonte të ardhura për familjen. E nisi si të gjithë fqinjët e saj duke mbjellë domate e kastravecë.
“E kam nisur nga a-ja, e vetme fare. Vishja çizmet në mëngjes dhe i hiqja në darkë. Burri nuk e donte fermën, lekë nuk kisha, se kisha ngelur pa punë dhe të gjithë ishin të bindur se po i bëja gropën familjes,” kujton Begaj.