Persia
Prejardhja e romëve dhe kalimi nga India në Mesdhe
Në të kaluarën ka patur shumë teori mbi origjinën e romëve. Grupet e para arritën në Evropën Qendrore dhe Perëndimore në shekullin e 15 dhe 16 dhe u quajtën "Ciganë" dhe "Saraçenë". Në të njëjtën kohë filluan të qarkullojnë teori të çuditshme mbi origjinën e tyre. U konsideruan pasardhës të Noes dhe birit të Kamit, apo priftërinjve dhe perëndeshës egjiptiane Isidës. Fakti që romët nuk kanë qenë asnjëherë një komb i lidhur me traditën e shkrimit e ka thelluar edhe më shumë këtë mister.